Rithekson Limaj: Nisma e gatshme për partneritet në Kuvend, e jo në qeveri
Kryetari i Nismës Socialdemokratike, Fatmir Limaj insiston që partia e tij është e gatshme të ketë partneritet në Kuvend e jo në qeveri për të dal nga ngërçi politik që është në Kosovë.
Kreu Nismës Socialdemokratike në një intervistë për A2 CNN ka thënë se subjekti politik që ai drejton do të jetë pjesë e zgjidhjes e jo e prishjes.
“Jemi gati t’i japim tre votat tona për në Kuvend dhe jo t’i kërkojmë vend në qeveri Kurtit”, ka thënë ai.
Sipas Limajt, zgjidhja është te vullneti politik, dhe aspak te Kushtetuta, te Gjykata, e aq më pak, te presidentja.
Limajt ka thënë se partitë politike nuk mund të bëhen lojra demokratike se pse Kosova ende është një demokraci e pa rrumbullakosur.
“Ndërkohë që ne merremi me këto llogari, gjeopolitika ndryshon dhe mund të humbasim shumë çështje, në dëm të Kosovës”, ka theksuar Limaj.
Kurse, zgjedhjet e jashtëzakonshme, ai nuk i sheh si alternativë.
