Rama në inaugurimin e bibliotekës se rinovuar në Ulpianë, mirëpritet me duartrokitje

Sot në prani të kryetarit të Prishtinës, Përparim Rama, kreut të Drejtoria e Kulturës në Komunën e Prishtinës, Sibel Halimi u bë inaugurimi i bibliotekës së rinovuar “Hivzi Sylejmani” në lagjen Ulpiana.

Në këtë ceremoni mori pjesë Sofie Bunjaku drejtoreshë e shkollës “Hasan Prishtina” dhe arsimtar të kësaj shkolle me një numër nxënësish të cilët mirëpriten me duartrokitje inaugurimin e sallës së leximit dhe bibliotekës.

Biblioteka “Hivzi Sylejmani” e cila ishte e para prej kohësh në Prishtinë, ku përveç leximit kishte edhe lojëra argëtimi, domino, mos u hidhëro njeri, kubëza te ndryshme për stimulimin kreativ të nxënësve.

Përveç pikës muzikore me flaut, krerët e komunës mbajtën nga një fjalim rasti, ku pati mjaft pyetje edhe nga nxënësit.


Go to TOP