MPB rifillon aplikimin për leje qëndrimi për të huajt përmes platformës e-Kosova, nga 9 qershori
Ministria e Punëve të Brendshme e Kosovës ka njoftuar se nga data 9 qershor 2025 do të rifillojë procesi i caktimit të terminëve për aplikimin për leje qëndrimi për shtetasit e huaj, përmes platformës e-Kosova.
Njoftimi është bërë nga Divizioni për të Huaj, që funksionon në kuadër të Departamentit për Shtetësi, Azil dhe Migracion në MPB. Ky shërbim digjital synon të lehtësojë ndjeshëm procesin e aplikimit, të eliminojë pritjet e gjata dhe të sigurojë respektimin e të drejtave të të huajve që qëndrojnë në Republikën e Kosovës.
Përmes këtij sistemi, të huajt mund të caktojnë terminë për të aplikuar për leje qëndrimi fillestar ose për vazhdimin e saj, në përputhje me afatet ligjore. Ata që ndodhen në Kosovë përkohësisht mund të aplikojnë për leje brenda 90 ditëve të qëndrimit të tyre, ndërsa personat që kanë leje qëndrimi në vazhdimësi, mund ta rinovojnë atë deri në 30 ditë para skadimit.
MPB ka theksuar përkushtimin e saj për të ofruar shërbime efikase dhe cilësore për të gjithë qytetarët, përfshirë shtetasit e huaj duke punuar vazhdimisht në digjitalizimin e proceseve dhe krijimin e lehtësirave të nevojshme administrative.
Linku për aplikimin e terminit për leje qëndrimi: 👉 Platforma e-Kosova – Lejeqëndrim /Kosova.info/
