LDK uron Kurban Bajramin: Festat fetare na mësojnë solidaritet, sakrificë dhe dhembshuri

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) ka uruar besimtarët myslimanë me rastin e festës së Kurban Bajramit duke vlerësuar këtë ditë të shenjtë si simbol të devotshmërisë, sakrificës dhe mirënjohjes ndaj Zotit.

Në urimin e drejtuar qytetarëve të besimit islam, LDK shkruan: “Me fat Kurban Bajramin! Kjo festë është sinonim i devotshmërisë, sakrificës e po ashtu mirënjohjes për Zotin. Festat si këto, na mësojnë për solidaritet, bashkëpunim dhe dhembshuri ndaj njerëzve që kanë nevojë.”

LDK uroi gjithashtu shëndet, paqe dhe mbarësi për të gjithë qytetarët duke përmbyllur urimin me mesazhin:

“Festa dhe gëzimi qofshin përherë me ju dhe familjet e juaja!”. /Kosova.info/


Go to TOP