Panairi i 25-të i librit në Prishtinë, mbahet javën e ardhshme

Me moton “Inteligjenca rrjedh nga libri” edicioni i 25-të i panairit mbarëkombëtar të librit “Prishtina 2025”, do të mbahet më 11-15 qershor.

Ceremonia e hapjes fillon më 11 qershor në orën 12:00, ndërsa do të jetë i hapur për vizitorë çdo ditë nga ora 9:00-21:00. Panairi do të mbyllet më 15 qershor në orën 19:00.

Në këtë ngjarje marrin pjesë rreth 100 botues nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia e Veriut dhe diaspora. /Kosova.info/


Go to TOP