Bejta kritikon ashpër refuzimin e subvencionimit për punëtorët e “Pastrimit”: E pabesueshme dhe e pafalshme

Asamblijstja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Fiknete Bejta, ka reaguar me indinjatë pas votimit në Kuvendin Komunal, ku 21 këshilltarë komunalë votuan kundër kërkesës së Grupit Parlamentar të LDK-së për subvencionimin e pagave për punëtorët e Ndërmarrjes “Pastrimi”.

Bejta e ka quajtur të papranueshëm këtë vendim duke theksuar se është e pabesueshme dhe e pafalshme që “kalkulimet politike të vendosen mbi djersën dhe dinjitetin e punëtorëve të cilët çdo ditë kujdesen për pastërtinë e qytetit tonë”.

Sipas saj, këta punëtorë meritojnë përkrahje të drejtpërdrejtë institucionale dhe respekt të vazhdueshëm, jo injorim për shkak të interesave partiake.

Kërkesa për subvencionim ishte paraqitur me qëllim të përmirësimit të kushteve të tyre ekonomike dhe mbështetjes së një shërbimi thelbësor për jetën në qytet. /Kosova.info/


Go to TOP