Gabimet në energji po shndërrohen në krizë ekonomike
Shkruan: Shenoll MUHARrEMI
Sipas përfaqësuesve të bizneseve, disa fabrika po konsiderojnë mbyllje. Sot kemi edhe raste konkrete, nuk është më supozim. Disa biznese po planifikojnë me ulë ndjeshëm numrin e punëtorëve. Arsyeja? Rryma e shtrenjtë dhe përjashtimi nga tregu i rregulluar, pa përgatitje dhe konsultime cilësore, pa bashkëpunim.
Po konfirmohen frika që u injoruan me arrogancë se kosto kaq më e lartë e energjisë mundet me goditë ashpër ekonominë edhe ashtu fragjile. Politikat dhe vendimet energjetike të zbatuara pa asnjë analizë të thellë po e godasin pikërisht sektorin që e mban këtë shtet gjallë, biznesin dhe prodhuesin privat.
Kjo nuk është më çështje teknike. Është krizë lidershipi dhe mungesë totale të dialogut me sektorin privat dhe zgjidhjes së krizës me kosto të energjisë.
Nëse as kjo situatë nuk mjafton për me u ulë e me kërku zgjidhje të mençur e të favorshme për ekonominë e vendit, atëherë institucionet tona:
-Ose kanë humbë kontaktin me realitetin;
-Ose nuk e kuptojnë pse ekzistojnë fare.
Gabimet në energji nuk maten vetëm me euro. Problemet nuk zgjidhen duke u arsyetuar e sulmuar tjerët. Maten me vende pune të humbura, me fabrika të mbyllura, me ekonomi që po rrezikon të rrënohet para syve të qeverisë dhe institucioneve publike.
