Tradita 70-vjeçare e rrobaqepësisë në zemër të Prizrenit

Në zemrën e qytetit historik të Prizrenit, në Shadërvan, Rifat Kovaçi është i njohur për përkushtimin e tij ndaj zanatit të rrobaqepësisë, të cilin e ushtron prej rreth 70 vitesh. Përkrah tij, që 33 vite punon në të njëjtin dyqan Faruk Kotle.

Rifat Kovaçi, i cili ka filluar këtë profesion që në moshë të re dhe e ka ushtruar me përpikëri për dekada, thotë se rrobaqepësia për të nuk është vetëm një punë, por një mënyrë jetese. “Prej 70 vitesh e ushtrojmë këtë zanat. Rrobaqepësia për ne është traditë dhe art,” shprehet mjeshtri.

Ndërsa Faruk Kotle, i cili punon prej shumë vitesh përkrah mjeshtrit të tij, thekson se ka mësuar shumë prej tij dhe se e ndjen si përgjegjësi ruajtjen e kësaj tradite.

Ky dyqan i vogël rrobaqepësie, që zë një vend të rëndësishëm në strukturën kulturore të Prizrenit, ruan gjurmët e së kaluarës dhe njëkohësisht e mban gjallë mjeshtërinë tradicionale të punës me dorë deri në ditët e sotme. /rtk/

Go to TOP