FFK feston 1 Qershorin: Çdo fëmijë meriton të luajë

Federata e Futbollit e Kosovës festoi Ditën Botërore të Fëmijëve.

Sheshi “Skënderbeu” në Prishtinë u shndërrua në një arenë sportive, transmeton Klankosova.tv.

Nën ombrellën e Programit Grassroots, gjatë gjithë ditës u zhvilluan aktivitete të ndryshme me fëmijët e shkollave fillore të Prishtinës, përfshirë edhe fëmijët me nevoja të veçanta.

“Çdo fëmijë meriton të luajë, të jetë i lumtur dhe të ndihet pjesë e barabartë e shoqërisë”, thuhet në njoftimin e lëshuar nga FFK-ja. /Kosova.info/

Go to TOP