Izmaku: Kuvendi ka nevojë për figurën e Limajt, ka vullnet politik

Deputetja e Nismës Socialdemokrate, Xhevahire Izmaku, ka deklaruar para seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës se nuk ka pasur ndonjë takim të ri zyrtar mes Nismës dhe Lëvizjes Vetëvendosje, por ka theksuar se bisedimet po zhvillohen në një atmosferë pozitive dhe konstruktive.

Ajo theksoi se qëndrimet e Nismës mbeten të pandryshuara dhe se partia e saj e sheh të domosdoshme përfshirjen e kryetarit Fatmir Limaj në udhëheqjen e Kuvendit duke e vlerësuar si figurë që mund të sjellë konsensus në skenën politike.

“Takim të ri nuk mund të them zyrtarisht që ka ndonjë, nuk ka asnjë qëndrim të ri – mbetemi me ato qëndrime. Nisma e konsideron se Kuvendi i Kosovës ka nevojë për figurën e Limajt, e cila do të sjellë konsensus. Mendojmë që kryetari i Kuvendit duhet të jetë një udhëheqës që mund të bashkojë deputetët për proceset që e presin Kosovën,” tha Izmaku.

Ajo shtoi se edhe pse nuk ka marrëveshje të re konkrete, dialogu me Vetëvendosjen po zhvillohet në një frymë bashkëpunuese. /Kosova.info/


Go to TOP