Ne mund të mësojmë edhe sot nga Skënderbeu, Nënë Tereza, Ibrahim Rugova e Pjetër Bogdani

Shkruan: Gjon KEKA

Ne kemi çka të mësojmë edhe sot nga Gjergj Kastrioti se si shpëtohet atdheut, si duhet atdheu dhe si mbahet shteti.

Nga Nënë Tereza për humanizmin dhe dashurinë në vepër për njeriun pa dallim.

Nga Ibrahim Rugova se si me anë të durimit, si njeri i paqes, i urtë dhe vizionar mund të hapen dyert e vendeve me ndikim dhe të hapen zemrat dhe dyert e diplomacisë ndërkombëtare për ta mësuar fatin e një populli të vuajtur e në robëri. Nga ai mund të mësojmë edhe se si krijohen aleancat dhe miqësitë me vendet e fuqishme sikur është ShBA dhe vendet mike europiane.

Nga Pjetër Bogdani se si kur të thërret atdheu duhet me i zhvesh rrobat e fesë dhe me i vesh kostumet kombëtare dardane-arbërore në mbrojtje të identitetit, gjuhës dhe orientimit europian të Dardanisë.

Go to TOP