Rafuna: Kalimi në tregun e lirë energjetik do t’i dëmtojë edhe bizneset edhe konsumatorë
Punëtorë të bizneseve kanë dalur në hyrje të Prishtinës për të protestuar kundër vendimit të ZRRE-së për kalimin në tregun e lirë energjetik.
Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Lulzim Rafuna tha për RTK-në se kalimi në tregun e lirë energjetik do t’i dëmtojë edhe bizneset edhe konsumatorët.
Ai tha se do të vazhdojnë me veprime të tilla për të kundërshtuar këtë vendim.
Rafuna bashkë me pronar të kompanive te mëdha në vend thanë se vendimi për kalimin në tregun e lirë energjetik duhet të shtyhet derisa bizneset dhe operatorët e licencuar të energjisë të përgatiten.
Kjo pasi sipas tyre, momentalisht vetëm KESCO u ka ofruar furnizim me energji elektrike nga qershori, e sipas tyre ofertat e kësaj kompanie shkojnë deri në rreth 300% më shtrenjtë.
Ndërkaq, në Kosovë janë gjithsejtë 19 operatorë energjetik të licencuar për furnizim me energji.
Përkundër që bllokimi i rrugëve është paralajmëruar për dy orë, një pjesë e hyrjes kryesore nga Veterniku në Prishtinë u lirua para orës 11:00 për qarkullim të veturave.
