Guerot: Asociacioni nuk është një Republikë Serbe

Ambasadori i Francës në Kosovë, Olivier Guerot, deklaroi se Asociacioni i komunave me shumicë serbe nuk është një republikë serbe.

Sipas tij, Asociacioni nuk ka funksion legjislativ dhe do të jetë nën kushtetutë, e jo pjesë e saj siç është Republika Serbe. Ambasadori tha se në rast se Kosova e dërgon draftin në Gjykatën Kushtetuese, ky veprim do ta ndryshonte shumë atmosferën në kryeqytetin e tij.

Ambasadori francez këtë deklaratë e bëri në një konferencë të organizuar nga Lëvizja FOL dhe Instituti i Prishtinës për Studime Politike me temën “Kosova drejt Bashkimit Evropian: Rruga drejt një zgjidhjeje”.


Go to TOP