Zyrtari policor gjen para në rrugë, ia kthen pronarit

Policia e Kosovës ka njoftuar se një zyrtar policor dje pasdite ka gjetur një shumë parash në sheshin “Hasan Prishtina” në Vushtrri.

Sipas njoftimit, me të gjetur shumën e parave, personi i ka dorëzuar ato në Stacionin Policor në Vushtrri.

“Policia në Vushtrri ka arritur që ta identifikojë pronarin e parave të humbura dhe pas verifikimeve të nevojshme, paratë i janë kthyer pronarit”, thuhet në njoftimin e policisë. /Kosova.info/

Go to TOP