Kurti fajëson opozitën për bllokim: Zgjidhja është votimi i fshehtë

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti ka thënë se zgjidhja për të dalë nga ngërçi në Kuvendin e Kosovës është votimi i fshehtë. Sipas tij, opozita padrejtësisht dhe duke dëmtuar shtetin e Kosovës po e pamundëson kuorumin.

Duke komentuar kandidaturën për kryetare të Kuvendit të Albulena Haxhiut, Kurti u shpreh se emri i saj nuk është aspak në diskutim dhe se bllokimi po bëhet nga opozita përmes refuzimit të kuorumit në votimin e fshehtë.

“Albulena Haxhiu nuk është as në pyetje, as në pikëpyetje. E, përgjigja është votimi i fshehtë për çfarë opozita padrejtësisht dhe me dëm për shtetin e Kosovës po e pamundëson kuorumin”, ka theksuar Kurti.


Go to TOP