Asllani me asist dhe gol në barazimin ndaj Heidenheim
Sulmuesi i Kosovës, Fisnik Asllani, ka qenë protagonist në barazimin 2-2 të Elversberg ndaj Heidenheim, në ndeshjen e parë të “Play off” për inkuadrim në Bundesliga.
Njëzet e dy vjeçari fillimisht ka asistuar në golin e parë të ndeshjes në minutën e tetëmbëdhjetë, ku ka ndihmuari Petkov ta zhbllokojë rezultatin për 1:0. Më pas, në minutën e dyzet e dytë, Asllani ka realizuar vetë golin e dytë për Elversberg, duke i dhënë epërsi të dyfishtë ekipit të tij në transfertë.
Megjithatë, Heidenheim ka reaguar në pjesën e dytë, duke barazuar rezultatin brenda vetëm dy minutave, fillimisht përmes Siersleben në minutën e gjashtëdhjetë e dytë, e më pas me golin e Honsak në minutën e gjashtëdhjetë e katërt.
Me këtë barazim, Elversberg mban gjallë shpresat për t’u ngjitur në elitën e futbollit gjerman, me ndeshjen e kthimit që zhvillohet të hënën nga ora 20:30, ku Elversberg do të jetë nikoqir.
Asllani në këtë edicion ka qenë ndër më të dalluarit në skuadër me nëntëmbëdhjetë gola dhe nëntë asistime.
