Raphinha rinovon kontratën me Barcelonën
Sulmuesi i Barcelonës, Raphinha, ka firmosur të enjten një kontratë të re me klubin katalanas, që do ta mbajë atë në “Camp Nou” deri në qershor të vitit 2028.
Braziliani, kontrata e të cilit përfundonte në vitin 2027, ka qenë një prej lojtarëve kyç në sukseset e Barcelonës këtë sezon, ku klubi çdo gjë brenda vendit.
“Barcelona dhe Raphinha kanë arritur marrëveshje për rinovimin e kontratës së tij, që do ta lidhë me klubin deri më 30 qershor 2028”, thuhet në njoftimin zyrtar të klubit.
Rinovimi i kontratës së Raphinha vjen një ditë pas firmosjes së marrëveshjes së re nga trajneri Hansi Flick, i cili gjithashtu e ka zgjatur kontratën me klubin deri në vitin 2027.
Gjithashtu, pritet që edhe Lamine Yamal, të nënshkruajë një kontratë të re në javët e ardhshme.
Raphinha dhe Yamal kanë qenë dy nga lojtarët më të rrezikshëm të Barçës në krahët e sulmit, përkrah sulmuesit veteran, Robert Lewandowski.
Raphinha i ishte bashkuar Barcelonës në vitin 2022 nga Leeds United.
