`Dita kundër homofobisë`, Guerot vendos në ambasadë flamurin e LGBT+

Ambasadori i Francës në Kosovë, Olivier Guerot, ka njoftuar se në ndërtesën e ambasadës së Francës ka vendosur flamurin e LGBTQ+, në Ditën Ndërkombëtare Kundër Homofobisë.

“Duke valëvitur me krenari flamurin më 17 Maj, në Ditën Ndërkombëtare Kundër Homo-Trans dhe Bifobisë”,  ka shkruar Gueort në X.

Ai ftoi që të ndiqet podcasti nga Berthon Jean Marc, që është ambasador për të drejtat e personave LGBT+. /Kosova.info/


Go to TOP