Rrugës “Agim Çela” në Emshir i nis rehabilitimi: Banorët dhe nxënësit e “7 Marsit” përfitojnë trotuar të ri

Drejtoria e Investimeve Kapitale e Komunës së Prishtinës, e udhëhequr nga Sokol Havolli, ka hapur sot punishten për rehabilitimin dhe asfaltimin e rrugës “Agim Çela” në lagjen Emshir. Krahas shtresës së re të asfaltit, projekti përfshin ndërtimin e një trotuari të dedikuar për këmbësorët, me theks të veçantë sigurinë e nxënësve të shkollës “7 Marsi”.

“Synimi ynë është të përmirësojmë infrastrukturën, të rrisim sigurinë dhe cilësinë e jetës për banorët e kësaj zone,” deklaroi Havolli në nisje të punimeve duke uruar një fundjavë të këndshme për qytetarët.

Punimet pritet të zgjasin disa javë dhe do të zhvillohen me faza për të minimizuar pengesat në qarkullim. Komuna u bën thirrje banorëve për durim dhe bashkëpunim gjatë periudhës së rehabilitimit duke theksuar se projekti do të ketë ndikim afatgjatë në lehtësimin e lëvizjes dhe në sigurinë rrugore. /Kosova.info/


Go to TOP