Haradinaj: Diskutuam për ta gjetur kandidatin e përshtatshëm për kryeparlamentar

Ka përfunduar takimi i liderëve të partive politike me presidenten Vjosa Osmani.

Me t’u kryer ky takim, kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka thënë se brenda presidencës u diskutua për të gjetur një kandidat të përshtatshëm për kryeparlamentar e që merr besimin e shumicës.

“E kemi dhënë idenë tonë që me ecë përpara pra që do ta votonim një kandidat për kryetar kuvendi një person unifikues, kuptohet e kemi mirëpritur këtë mundësi pra të bisedës me presidenten”, ka thënë Haradinaj para mediave.


Go to TOP