Haradinaj uron legjislaturën e re në Shqipëri: Lidhja jonë, e përjetshme
Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka uruar legjislaturën e re të zgjedhjeve në Shqipëri, duke theksuar rëndësinë e bashkëpunimit ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë. Ai ka theksuar se lidhja mes dy vendeve është e pandashme, bazuar në gjak, gjuhë dhe aspirata të përbashkëta.
“Zemra na rreh një me Shqipërinë, e cila ka qenë pranë nesh në çdo hap të ndërtimit të Kosovës, nga çlirimi e deri më sot. Lidhja jonë është e përjetshme,” tha Haradinaj.
Ai gjithashtu theksoi se Shqipëria duhet të vazhdojë të mbrojë dhe avancojë interesat e shqiptarëve kudo që ata ndodhen. “Presim që Shqipëria të jetë udhërrëfyese dhe të konsolidojë interesat e shqiptarëve jashtë kufijve të saj,” shtoi ai. /Kosova.info/
