Hoti uron Gjirafa për partneritetin me Starlink: Një standard i ri për të ardhmen digjitale në Ballkan

Ish-Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka uruar kompaninë Gjirafa pas shpalljes si partner i autorizuar i Starlink (SpaceX) për ofrimin e internetit satelitor në Kosovë, Shqipëri dhe Maqedoninë e Veriut.

Përmes një reagimi publik, Hoti e cilësoi këtë si një arritje të jashtëzakonshme për Gjirafën dhe një dëshmi e profesionalizmit dhe vizionit që e karakterizon këtë kompani teknologjike.

“Kjo është dëshmi e profesionalizmit dhe vizionit tuaj. Urime për këtë sukses të merituar që vendos një standard të ri për të ardhmen digjitale në Ballkan,” ka shkruar Hoti.

Partneriteti me Starlink, projekt i gjigantit hapësinor SpaceX, pritet të sjellë internet me shpejtësi të lartë në rajone të izoluara dhe me qasje të kufizuar në rrjet duke ndikuar drejtpërdrejt në zhvillimin ekonomik dhe arsimor të zonave rurale në të tri vendet.

Ky zhvillim përbën një hap të madh për digjitalizimin e rajonit dhe rritjen e konkurrencës teknologjike në tregjet ballkanike. /Kosova.info/

Go to TOP