JICA mbështet seminarin rajonal për menaxhimin e zjarreve

Është mbajtur seminari rajonal për menaxhimin e zjarreve dhe zvogëlimin e rrezikut nga fatkeqësitë, me fokus në menaxhimin e fatkeqësive natyrore. Seminari u organizua me mbështetjen e JICA-s japoneze dhe mblodhi përfaqësues nga Kosova, Shqipëria, Mali i Zi dhe Bosnja e Hercegovina.

Me mbështetjen e JICA-s, u organizua seminari rajonal i fokusuar në menaxhimin e zjarreve dhe zhvillimin e kapaciteteve për zvogëlimin e rrezikut nga fatkeqësitë natyrore.

“Projekti për ndërtimin e kapaciteteve për reduktimin e rrezikut nga fatkeqësitë, përmes sistemit kombëtar të informacionit për zjarret në pyje dhe zgjidhjeve të bazuara në ekosistem, është një shembull i qartë i përkushtimit tonë të përbashkët ndaj mbrojtjes së mjedisit, rritjes së qëndrueshmërisë dhe forcimit të kapaciteteve institucionale,” tha Blerim Gashiani, zëvendësministër i Punëve të Brendshme.

“Ky projekt, i cili ka filluar në mars të vitit 2021 dhe do të zgjasë deri në vitin 2026, ka mundësuar instalimin e pajisjeve në dhomën e serverëve të AME-së, zhvillimin e aplikacionit të sistemit NFFIS (National Forest Fire Information System) për regjistrimin e zjarreve në pyje, trajnimin e stafit të AME-së dhe integrimin e planeve menaxhuese të pyjeve në bashkëpunim me Agjencinë e Pyjeve të Kosovës,” tha Genc Metaj nga Agjencia për Menaxhimin e Emergjencave.

Me këtë mbështetje, JICA synon forcimin e bashkëpunimit rajonal dhe ngritjen e kapaciteteve institucionale në këtë fushë të ndjeshme.

“Projekti ka qenë shumë efektiv në detektimin e hershëm dhe në masat parandaluese, të cilat janë thelbësore për të minimizuar dëmet e mundshme. Një arritje e madhe është edhe lokacioni në Restelicë, ku janë vendosur mbi 30 mijë drunj, të cilët mund të ndihmojnë në parandalimin e ortekëve të mundshëm,” tha Hiroshi Nakat, përfaqësues i JICA-s.

Në seminar morën pjesë përfaqësues nga Mali i Zi, Bosnja dhe Hercegovina, Shqipëria dhe Kosova.


Go to TOP