Peci: Presidentja duhet ta ftojë edhe partinë Guxo për konsultime
Faton Peci, deputet i Lëvizjes Vetëvendosje, ka thënë se partia e tij Guxo duhet të marrë ftesë nga presidentja Vjosa Osmani për konsultimet për dalje nga ngërçi politik.
“Ne nuk kemi marrë ftesë, do të duhej sepse jemi subjekt politik i regjistruar në KQZ pavarësisht se s’kemi garuar të vetëm por bashkë me VV-në”, ka thënë bashkëudhëheqësi i Partisë Guxo, Faton Peci.
Presidentja Osmani ka ftuar liderët politikë për një takim të enjten, në tentim për të zgjidhur ngërçin në Kuvend pas zgjedhjeve të 9 shkurtit.
Deri tani takimin e kanë konfirmuar Partia Demokratike e Kosovës, Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës.
