Haradinaj për takimin me Osmanin: Ta shohim çka po sugjeron…

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj është deklaruar para mediave pak para fillimit të seancës konstituive.

Ai ritheksoi se e ka konfirmuar pjesëmarrjen në takimin me presidenten Vjosa Osmani.

“Do ta dëgjojmë fillimisht presidenten se çfarë qëndrime ka dhe çka sugjeron, nëse kemi sugjerim do ta jepim. Ne jemi në pritje të vlerësimit nga Kushtetuesja për zhvillimet që kanë ndodhur në seanca, dje e kemi dorëzuar. Ftesën të presidentja e kam konfirmuar”, tha Haradinaj.


Go to TOP