Ambasadorët e QUINT-it me thirrje për formimin e Qeverisë së re

Ambasadorët e shteteve të QUINT-it janë takuar të hënën me kryeministrin në detyrë Albin Kurti, për të biseduar për situatën politike në vend. Pas takimit, ambasadorët e kanë theksuar nevojën për të formuar sa më shpejt një qeveri të re.

Ambasada e Italisë në Kosovë, në një postim në Facebook, ka shkruar se ambasadorët e kanë cekur nevojën që të formohen sa më shpejt institucionet. 

“Sot ambasadorët e QUINT-it janë takuar me kryeministrin në detyrë Kurti. Është theksuar nevoja për të formuar sa më shpejt një qeveri të re, që Kosova të ecën para drejt prioriteteve kyç si avancimi drejt integrimit Euro-Atlantik”, ka njoftuar nga Ambasada e Italisë në Kosovë. /Kosova.info/


Go to TOP