AAK-ja do t’i drejtohet Kushtetueses, kërkon nënshkrime nga PDK e LDK

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka paralajmëruar se do t’i drejtohen Gjykatës Kushtetuese për vlerësim të kushtetutshmërisë, ku ka thënë se do t’i deponojnë të gjitha procesverbalet e seancave ku ka dështuar votimi i komisionit për votim të fshehtë në Kuvend.

Ai tha se për këtë është në komunikim edhe me dy parti tjera, PDK-në e LDK-në në mënyrë që të arrijnë të bëhen dhjetë deputetë që ta deponojnë këtë kërkesë për kushtetutshmëri në Gjykatën Kushtetuese.

“Ne veç kemi përgatitur një kërkesë për vlerësim. Do t’i drejtohem Gjykatës Kushtetuese me kërkesë që të vlerësojë kushtetutshmërinë e vendimeve të marra në kuvend, si rasti i mos formimit të komisionit për votim të fshehtë dhe gjitha vendimet tjera paraprake bazuar në procesverbalin e  seancave. Sot jemi në konsulta edhe me PDK e LDK që 10 deputetë t’i drejtohem Gjykatës”, tha ai.


Go to TOP