Kurti uron Papën Leon XIV: Qofsh i bekuar!

Kryeministri i Kosovës në detyrë, Albin Kurti, ka uruar Papën Leon XIV dhe Kishën Katolike për zgjedhjen e tij si Papë.

Në një postim në platformën X, Kurti theksoi se shpreson që papati i tij të sjellë mëshirë dhe bashkim në kohë të ndryshimeve të mëdha.

“Urime Papa Leo XIV dhe Kishës Katolike për zgjedhjen e tij. Qofsh i bekuar, dhe papati yt sjelltë mëshirë dhe bashkim në kohë të ndryshimeve të mëdha”, shkroi ai.

Robert Prevost nga SHBA-ja u bë amerikani i parë papë në histori. Papa i ri, që do të njihet me emrin Leoni XIV, konsiderohet lider me eksperiencë të madhe që ka kaluar të gjithë karrierën në Amerikën Latine dhe ka shërbyer në zyrën e Vatikanit. Pritet të jetë vazhdues i reformave të nisura nga Papa Françesku. /Kosova.info/


Go to TOP