Lëvizja FOL prezantoi instalacionin “From Here to Anywhere”

Lëvizja “FOL” organizoi konferencë për media ku prezantoi instalacionit artistik “From Here to Anywhere”, në kuadër të shënimit të Ditës së Evropës.

Mexhide Demolli-Nimani nga Lëvizja “FOL”, tha se ky instalacion simbolik është një thirrje për një Kosovë që ecën drejt integrimit përmes drejtësisë, barazisë dhe lirisë.

“Në këtë ditë simbolike le të jetë kjo një thirrje për më shumë veprim e më pak retorik, për një Evropë që nuk përjashton por përfshin, për një Evropë që mbanë premtime. Një kërkesë që vie nga shoqëria civile është që të përshpejtohet rruga drejtë integrimit evropian përmes reforma të thella në sundimin e ligjit, luftës kundër korrupsionit dhe garantimit të lirisë demokratike”, ka thëne ajo.

Ambasadorja e Holandës, Karin Boven tha se le të jetë ky një moment i reflektimit mbi vlerat e përbashkëta që na bashkojnë me Evropën.

“Kjo nuk është vetëm një vepër arti – është mishërim i vlerave që na bashkojnë si evropianë si uniteti, paqja dhe solidariteti”, theksoi ajo.

Kurse autori i veprës, Driton Selmani tha se përmes instalacionit ka dashur të thotë se Kosova është vend i bukur edhe në këtë kontekst, loja e fëmijëve të jetë  në Kosovë.

“Kam dashur që loja e fëmijëve me u shndërruar këtu, vepra ose slogani me qenë në qiell mbi idenë e mundësisë edhe kapacitetit të mushkërive tona që me marr frymë më lirë edhe të mos kalojmë në ato barrierat që kur i kujtoj janë shumë të frikshme”, shtoi ai.

Instalacioni u vendos në hapësirën publike te shkallët e lagjes “Arbëria”, ku morën pjesë përfaqësues të organizatës, aktivistë, qytetarë dhe të ftuar të tjerë.


Go to TOP