Këshilltari i Konjufcës ofendon Muharremin – ai reagoi ashpër: Paguheni nga taksat tona, por na fyeni nga zyrat e popullit

Analisti Shenoll Muharremi ka reaguar ashpër ndaj një këshilltari të Kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, Feim Tahirsylaj duke e akuzuar se ka ofenduar qytetarët nga pozita e tij publike.

Tahirsylaj ka shkruar “Shenoll Muharremi krejt murin e kishe të mbushur me shpifje kundër Qeverisë dhe me komente ofenduese për 400.000 votuesë të LVV-së. Shko puno diçka more HAJVAN!”,

Sipas Muharremit, personi në fjalë ka deklaruar se punon në Kuvend dhe është pjesë e ekipit të Konjufcës, të cilin thotë se e respekton dhe me të cilin ka pasur marrëdhënie të mira.

“Qiky po shkruan se punon në Kuvend të Kosovës. Këshilltar i Glauk Konjufcës, që në fakt e respektoj dhe kam marrëdhënie të mira. A pe shihni çfarë lloj njerëzish punojnë në institucionet tona publike? Dmth paguhen me taksat e mia, dhe ofendojnë qytetarët nga zyrat e popullit,” ka shkruar ai.

Më tej, ai i drejtohet edhe Kryeministrit Albin Kurti me tone të ashpra duke e fajësuar për gjuhën dhe qasjen që, sipas tij, kanë degraduar sjelljen e përfaqësuesve institucionalë:

“A pe sheh Albin Kurti çka ke bë me gjuhën dhe qasjen tënde të gabuar? Çka i ke bë vendit e shoqërisë me sjelljet tua?”. /Kosova.info/


Go to TOP