I dehuri rrah motrën në Mitrovicë Veri, dërgohet në mbajtje

Policia e Kosovës ka njoftuar se një burrë është arrestuar në Veri pasi që i njëjti në gjendje të dehur, dyshohet se ka sulmuar fizikisht motrën e tij.

Sipas policisë, viktimës i është ofruar tretman mjekësor.

I dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar në gjendje të dehur, nën dyshimin se i njëjti ka sulmuar fizikisht viktimën femër kosovare-motrën e tij. Viktimës i është ofruar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, ka njoftuar Policia e Kosovës në raportin 24-orësh. 


Go to TOP