Cakolli: Në Kosovë po tentohet ndryshimi i rregullave gjatë lojës, krahasimi me Gjermaninë nuk qëndron

Eugen Cakolli nga KDI ka reaguar ndaj përpjekjeve për të ndryshuar mënyrën e votimit në Kuvendin e Kosovës duke e cilësuar të papranueshme ndërhyrjen në procedura gjatë një procesi në zhvillim.

Ai theksoi se në Gjermani, votimi i fshehtë për kancelarin është një normë e përcaktuar qartë dhe jo një zgjidhje e momentit, siç po tentohet të bëhet në Kosovë për të kaluar kandidaturën e njëanshme për presidente. Sipas tij, kancelari Merz në Gjermani u zgjodh në bazë të një marrëveshjeje politike, pa ndryshuar rregullat e procedurës.

“Në Kosovë po tentohet të zëvendësohet votimi i hapur – i cili siguron transparencë – vetëm për shkak se mungon marrëveshja politike dhe votat për kandidaten. Për më tepër, kjo po ndodh në mes të procesit, që është si të ndryshosh rregullat gjatë lojës”, deklaroi Cakolli.

Ai shtoi se krahasimi me Gjermaninë nuk qëndron, pasi vendi evropian duhet të merret si shembull vetëm për kulturën politike dhe arritjen e konsensusit, jo për manipulimin e procedurave. /Kosova.info/


Go to TOP