Osmani uron Kancelarin e ri gjerman Friedrich Merz
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka uruar Kancelarin e ri të Gjermanisë, Friedrich Merz, për marrjen e detyrës dhe për fillimin e mandatit të qeverisë së re gjermane.
Në një postim në platformën ‘X’, Osmani theksoi se për Kosovën, Gjermania është një nga aleatët më të rëndësishëm dhe shprehu gatishmërinë për të forcuar më tej partneritetin dhe bashkëpunimin me vendin e saj.
“Në emër të popullit të Kosovës, uroj kancelarin Friedrich Merz, ndërsa merr detyrën dhe Qeveria e re gjermane nis mandatin e saj. Në këtë moment përcaktues për unitetin dhe sigurinë e Evropës, udhëheqësia e vazhdueshme e Gjermanisë është më jetike se kurrë. Si një nga aleatët më të rëndësishëm të Kosovës, mezi presim ta forcojmë partneritetin tonë dhe të punojmë së bashku për ta çuar përpara rrugën e drejtë të Kosovës, drejt anëtarësimit në BE dhe NATO”, ka shkruar Osmani. /Kosova.info/
On behalf of the people of Kosovo, I congratulate Chancellor @_FriedrichMerz as he assumes office and the new German government begins its mandate.
— Vjosa Osmani (@VjosaOsmaniPRKS) May 6, 2025
At a defining moment for Europe’s unity and security, Germany’s continued leadership is more vital than ever. As one of Kosovo’s… pic.twitter.com/tXDZtnvWQf
