Tejeci nderohet me dekoratë nga festivali “Hasi Jehon”: Këtë do ta mbaj si gjënë më të shtrenjtë timen
Gazetarja e njohur Hyre R. Tejeci është nderuar me dekoratë të veçantë nga festivali i mirënjohur kulturor “Hasi Jehon”, në shenjë mirënjohjeje për kontributin dhe përkushtimin e saj në promovimin e kulturës hasiane. Me emocione të mëdha, ajo e cilësoi këtë çmim si shpërblimin më të çmuar që mban brenda vetes njerëzit e saj, hasianët.
“Jehonë hasiane e kulturës” – është fjalia që përmbledh ndjesinë e saj të thellë për këtë vlerësim, të dhënë nga ata që, siç tha ajo, “më kanë dhënë mundësinë dhe hapësirën të bëj për ta, sadopak qoftë”.
Në mbrëmjen festive, e rrethuar nga publiku i Festivalit “Hasi Jehon”, Hyre R. Tejeci falënderoi në mënyrë të veçantë organizatorët Haziz Hodaj dhe SHKA “Malësori”, duke uruar gjithashtu 50-vjetorin e themelimit të “Malësorit” me dëshirën për jetë të gjatë dhe të begatë.
Ky vlerësim për gazetaren përforcon rëndësinë e bashkëpunimit mes medias dhe kulturës, dhe tregon respektin e ndërsjellë që lind nga përkushtimi dhe dashuria për vendlindjen dhe vlerat e saj. /Kosova.info/
