Haradinaj: Shpresoj që sot të ketë ndryshim të kandidatit nga VV-ja

Deputetët e Kuvendit të Kosovës mblidhen sot në përpjekjen e dhjetë për të konstituar përbërjen e re të dalë nga zgjedhjet parlamentare të shkurtit.

Në prag të nisjes së vazhdimit të seancës konstituive më 3 maj, përfaqësuesit e Lëvizjes Vetëvendosje, Partisë Demokratike të Kosovës dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës thanë nuk kanë lëvizur nga qëndrimet sa i përket votimit të kreut të ri të Kuvendit.

Ndërkaq, kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, para nisjes së seancës tha se shpreson që sot të ketë ndryshim të kandidatit nga Lëvizja Vetëvendosje për kryeparlamentarin.

“Kam dëgjuar disa mundësi se do të ketë përpjekje për një kandidaturë unifikuese”, tha ai për gazetarët.

I pyetur për votimin e fshehtë, ai tha se është një formë për “të blerë kohë e për t’u arsyetuar vonesat” për moskonstituimin e Kuvendit.


Go to TOP