Pse u rendit keq Kosova në indeksin e lirisë së medias?

Kosova është renditur më së keqi nga vendet e Ballkanit Perëndimor në indeksin e lirisë së medias të Reporterëve pa Kufij.

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës dhe partitë që ishin në opozitë legjislaturën e kaluar akuzuan Qeverinë Kurti se veprimet e saj kundër mediave bënë që Kosova të renditet e 99-ta nga 180 shtete.

Qeveria në detyrë, kontestoi gjetjet dhe vlerësimin për lirinë e medias në Kosovë.


Go to TOP