Gërvalla: Opozita dhe Lista Serbe të bashkuar kundër votimit të fshehtë – humbës të dobët

Ish ministrja e jashtme, Donika Gërvalla, ka reaguar ashpër ndaj qëndrimit të partive opozitare PDK, LDK, AAK dhe Listës Serbe, të cilat janë shprehur kundër mundësisë për votim të fshehtë në Kuvend për zgjedhjen e Kryetarit të ri.

Sipas Gërvallës, ky qëndrim i përbashkët i opozitës me Listën Serbe tregon një unitet të plotë kundër zhbllokimit të institucioneve, por edhe një mosbesim të thellë të këtyre partive ndaj deputetëve të tyre.

“Humbës të dobët”, ka deklaruar ajo duke i akuzuar për mungesë guximi politik dhe frikë nga vullneti i lirë brenda grupeve të tyre parlamentare. /Kosova.info/


Go to TOP