Bajqinovci: Presim zgjedhjen e Haxhiut kryeparlamentare
Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), Mefail Bajqinovci, ka folur para mediave për ftesën e kryetarit të partisë së tij, Albin Kurti, drejtuar kryetarëve të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK).
“Ka takim me Partinë Demokratike, të presim që legjislativi të zhbllokohet dhe ta kemi kryetarin e Kuvendit, në këtë rast Albulena Haxhiun”, është shprehur Bajqinovci, duke lënë të kuptohet se LVV-ja nuk është tërhequr nga qëndrimi për kandidaturën e Haxhiut, të cilën po e kundërshtojnë partitë që në legjislaturën e kaluar ishin në opozitë.
“Le të zhbllokohet Kuvendi i Kosovës, pastaj ta shohim a i kemi votat për qeverinë”, ka shtuar ai.
