Sulmohet me mjete të forta një i mitur në Kaçanik, arrestohen të dyshuarit
Një rrahje, ku janë përfshirë të miturit, ka ndodhur në fshatin Glloboqicë të Kaçanikut të mërkurën pasdite.
Policia ka njoftuar se dy persona janë arrestuar, njëri prej tyre i mitur, pasi dyshohet se kanë sulmuar fizikisht me mjete të forta një të mitur, duke i shkaktuar lëndime në kokë.
Sipas policisë dyshuarit janë dërguar në mbajtje, ndërsa viktima është dërguar për trajtim në QKMF të Kaçanikut.
“Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë, njëri i moshës se mitur, pasi që të njëjtit kanë sulmuar fizikisht me mjete të forta viktimën e moshës se mitur, të cilit i kanë shkaktuar lëndime në kokë. Viktima është dërguar ne QKMF Kaçanik për tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit pas intervistimit dy të dyshuarit dërgohen në mbajtje”, thuhet në njoftimin e policisë.
