Galeria Qahili shënon 12 vjetorin me koleksion veprash
“Toka” është tema e ekspozitës që do të mbahet të martën, më 6 maj, me rastin e 12-vjetorit të hapjes së Galerisë Qahili. Në këtë ngjarje do të prezantohet një përzgjedhje nga koleksioni i saj.
Për 12 vjet art në hapësirën e Galerisë Qahili, për artin që është prezentuar dhe artistët që kanë mbështetur Galerinë, do të festohet me ekspozitë, muzikë e punëtori. Ngjarja mbahet duke filluar nga ora 17:00, ka njoftuar kjo galeri. /Kosova.info/
