Krasniqi: VV po e mban peng vendin

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, pas mbylljes së seancës tha se krejt kjo po ndodh për shkak të `tekeve` të LVV-së.

“Nëse këta nuk e kanë shumicën parlamentare nuk kanë të drejtë’, tha ai

Krasniqi shtoi se insistimi arbitrar i LVV-së për Albulena Haxhiun po e pa mundëson që të lëvizim nga ky pozicion.

“Demokracia është verdikti i shumicës, nëse këta nuk e kanë shumicën parlamentare nuk mund ta imponojnë vullnetin e tyre me zor”, tha Krasniqi.

Krasniqi ftoi LVV-në të ndërrojë kandidaten dhe të kërkojë një kandidat që merr besimin e shumicës së parlamentit, sepse sipas tij është e papranueshme dhe dëmtuese për vendin. “Qytetarët presin që ne t’i kryejmë detyrat të cilat na i kanë ngarku si deputet, që të punojmë për interesin e vendit tone”, tha ai.

Krasniqi u shpreh se me të vërtetë është turp me e mbajt vendin në këtë situatë. Tutje Krasniqi tha se rruga e vetme e shpëtimit është të tërhiqen nga ky mentalitet bllokues dhe të vinë me propozime tjera.

Krasniqi deklaroi se nëse vazhdon kjo bllokadë më mirë është që të shkohet në zgjedhje.


Go to TOP