Liderë nga më shumë se 150 vende të botës dhe qindra mijëra njerëz morën pjesë në varrimin shtetëror të Papa Françeskut në Vatikan të shtunën.
Papa vdiq më 21 prill – në moshën 88-vjeçare – pas një sulmi në tru.
Papa Françesku “preku mendjet dhe zemrat” e njerëzve dhe dëshironte të “ndërtonte ura, jo mure”, tha kardinali Giovanni Battista Re, i cili udhëhoqi shërbesën e varrimit të tij. /REL/
Udhëheqës dhe personalitete të larta – përfshirë Donald Trumpin dhe liderët e Kosovës, presidenten Vjosa Osmani dhe kryeministrin në detyrë Albin Kuri – iu bashkuan rreth 400.000 njerëzve që mbushën rrugët e Romës dhe u mblodhën në vetë sheshin e Shën Pjetrit.Shfaq më pak
Klerikët luten pranë arkivolit të Papa Françeskut të ndjerë, i mbuluar me librin e ungjijve, gjatë ceremonisë së varrimit në sheshin e Shën Pjetrit në Vatikan.Pamje nga varrimi i Papa Françeskut në sheshin e Shën Pjetrit në Vatikan.(Nga e majta në të djathtë) Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, presidenti i Finlandës, Alexander Stubb dhe presidenti i SHBA-së, Donald Trump, gjatë ceremonisë mortore të Papa Françeskut të ndjerë, në sheshin e Shën Pjetrit në Vatikan.Pamje nga varrimi i Papa Françeskut në sheshin e Shën Pjetrit, në Vatikan.Një besimtare e re mban një fotografi të Papa Françeskut të ndjerë ndërsa pret gjatë ceremonisë së varrimit të tij, në qendër të Romës.Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, dhe Zonja e Parë, Olena Zelenska, marrin pjesë në ceremoninë e varrimit të Papa Françeskut në sheshin e Shën Pjetrit në Vatikan.Njerëzit luten ndërsa presin fillimin e ceremonisë mortore të Papa Françeskut, në sheshin e Shën Pjetrit në Vatikan.Anëtarë të klerit mblidhen përpara meshës mortore të Papa Françeskut në sheshin e Shën Pjetrit në Vatikan.Arkivoli i Papa Françeskut dërgohet në sheshin e Shën Pjetrit për varrimin e tij, në Vatikan.Njerëzit mblidhen përgjatë rrugës ndërsa arkivoli i Papa Françeskut të ndjerë dërgohet nga Bazilika e Shën Pjetrit në Bazilikën Santa Maria Maggiores, gjatë ceremonisë së varrimit në Romë.Arkivoli i Papa Françeskut të ndjerë futet në Bazilikën Santa Maria Maggiore, vendi i varrimit të tij, gjatë ceremonisë së varrimit në Romë.Kryeprifti kardinal i Bazilikës Romake të Shën Marisë së Madhe, Rolandas Makrikas, vendos vulë mbi arkivolin që mban trupin e ndjerë të Papa Françeskut, gjatë ceremonisë së varrimit në Bazilikën e Shën Marisë së Madhe në Romë.