Hoxhë Drilon Gashi sfidon interpretimet klasike: A është kënga haram?
Në një video të re argumentuese dhe thellësisht analitike, Hoxhë Drilon Gashi i rikthehet një prej çështjeve më të debatueshme në botën islame: a është kënga haram sipas Kuranit?
Duke u ndalur te ajeti 6 i Sures Lukman, shpesh i përmendur në këtë debat, Gashi sjell një qasje ndryshe duke analizuar kontekstin, komentet dhe qëndrimet e disa prej dijetarëve më të mëdhenj islamë si: Imam Buhari, Imam Taberi, Ibn Haxheri el-Askalani dhe Ibn Atiyja.
Ai shpjegon se termi Lahv al-Hadith është keqinterpretuar shpesh si ndalim absolut i çdo muzike, ndërkohë që konteksti fetar, etik dhe shoqëror i këngës dhe zbavitjes kërkon një analizë më të thelluar.
“Nuk është fjala për ndalesë automatike, por për kuptim të thellë dhe të balancuar të mesazhit hyjnor,” thotë Gashi duke theksuar se muzika nuk duhet gjykuar si mëkat në mënyrë të përgjithësuar, por si një fenomen me ndikim të ndryshëm varësisht nga rrethanat dhe përmbajtja.
Videoja është tashmë online në YouTube dhe fton publikun për reflektim dhe debat, larg sloganëve dhe aforizmave që shpesh ngatërrojnë fenë me kulturën.
“Shpërndaje nëse mendon se feja meriton interpretim të drejtë dhe të ndershëm!”, ka shkruar Gashi. /Kosova.info/
