Osmani: Dëshmorët janë themeli i lirisë sonë, kujtimi për ta është zotim për një Kosovë të drejtë

Me përulësi dhe respekt të thellë, Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka kujtuar kontributin e secilit dëshmor që ra për ta parë Kosovën të lirë, të pavarur dhe demokratike.

“Dëshmorët janë themeli i lirisë sonë. Kujtimi për ta nuk është vetëm nderim, por zotim se do të punojmë çdo ditë për një shtet të drejtë, të barabartë dhe dinjitoz, ashtu siç e ëndërruan ata”, theksoi Presidentja Osmani në fjalimin e saj me rastin e përkujtimit të dëshmorëve.

Ajo shtoi se kjo ditë na kujton vlerat për të cilat ranë dëshmorët tanë dhe se kujtimi për ta është i përhershëm. Sipas saj, çdo brez ka detyrën që ta mbajë gjallë idealin e tyre dhe ta ndërtojë Kosovën mbi themelet e sakrificës dhe dashurisë për atdheun.

Presidentja përfundoi fjalën duke u bërë thirrje qytetarëve që të mos harrojnë kurrë të kaluarën dhe të mbeten të bashkuar në ruajtjen e vlerave të lirisë dhe pavarësisë. /Kosova.info/


Go to TOP