Dibrani dhe Greig flasin për planet ardhshme ndërmjet SHKK-së dhe INL-it

Drejtori i Përgjithshëm i Shërbimit Korrektues të Kosovës, z. Ismail Dibrani, priti në takim Drejtoreshën e Byrosë për Çështje Ndërkombëtare të Narkotikëve dhe Zbatimit të Ligjit (INL) në Ambasadën Amerikane në Prishtinë, Tamra Greig, me të cilën diskutoi rreth bashkëpunimit të deritanishëm dhe planeve të ardhshme ndërmjet SHKK-së dhe INL-it.

SHKK njofton se gjatë këtij takimi, Dibrani informoi Greig për progresin e vazhdueshëm që SHKK ka shënuar në të gjitha nivelet.

Ai theksoi përkushtimin e SHKK-së për të garantuar një sistem korrektues modern, profesional dhe në përputhje me standardet më të larta ndërkombëtare.

Në njoftim thuhet se mbështetja e Qeverisë Amerikane përmes INL-it ndaj Shërbimit Korrektues të Kosovës ka qenë e vazhdueshme dhe e gjithanshme, përfshirë donacione, trajnime dhe asistencë teknike që kanë ndihmuar në krijimin e një sistemi të sigurt, të pavarur dhe të vetëqëndrueshëm. /Kosova.info/


Go to TOP