Barcelona pa Balde në periudhë vendimtare
Barcelona ka konfirmuar se mbrojtësi i majtë, Alejandro Balde, ka pësuar një lëndim, i cili pritet ta mbajë jashtë fushës për disa javë, në një periudhë vendimtare për liderin e LaLiga.
Skuadra e Hansi Flick do të përballet të martën me Borussia Dortmund në ndeshjen e kthimit të çerekfinales së Champions League, pasi në ndeshjen e parë në “Camp Nou” ka fituar me rezultat të thellë 4-0. Më pas, më 26 prill, Barça luan finalen e Kupës së Mbretit kundër Real Madrid.
Mediat lokale kanë raportuar se Balde do të mungojë për rreth tri javë.
Njëzet e një vjeçari u detyrua të largohet nga fusha në ndeshjen ndaj Leganes të shtunën, të cilën Barcelona e ka fituar 1-0, duke forcuar pozitën në krye të LaLiga
Balde ka luajtur në dyzet e tri ndeshje këtë sezon në të gjitha garat, duke shënuar një gol dhe dhënë dhjetë asistime.
