Muharremi lavdëron Hykmete Bajramin: Model i rrallë politik që del hapur për qytetarët dhe ekonominë

Analisti Shenoll Muharremi ka lavdëruar fuqishëm deputeten Hykmete Bajrami duke e cilësuar si një nga modelet e rralla politike që flet hapur dhe qëndron në krah të qytetarëve, bizneseve dhe prodhuesve vendorë në momentet më të vështira për ekonominë e vendit.

“Ndoshta nuk mjafton veç me e përmend – ndoshta duhet me e çu n’qiell,” u shpreh Muharremi në një koment të tijin publik.

Ai vlerësoi qasjen e Bajramit duke theksuar se në kohë kur vendi po përballet me një valë të re të inflacionit dhe me vendime të dëmshme për interesin publik, deputetja tregon kurajë dhe kompetencë duke mos heshtur, por duke folur qartë dhe me integritet.

“Këtu bëhet dallimi mes atyre që e mbrojnë publikun dhe atyre që ndoshta i japin përparësi interesit personal. Kjo është politika që na duhet. Ky duhet të jetë modeli për të tashmen dhe të ardhmen,” përfundoi ai. /Kosova.info/


Go to TOP