Gjendet një tendë me bimë kanabisi në Leposaviq
Policia e Kosovës ka njoftuar se është gjetur një tendë e improvizuar me bimë kanabisi të mbjella në fshatin Soqanicë të Leposaviqit.
Gjatë kontrollit të policisë, në shtëpinë të dyshuarit është gjetur dhe konfiskuar një tendë e improvizuar me një llamë elektrike, një pompë uji, një kuti plastike me disa bimë të mbjella me kanabis dhe sasi e substancave të dyshuara e llojit marihuanë.
Bëhet e ditur se me vendim të prokurorit rasti vazhdon në procedurë të rregullt.
