Reforma kadastrale, çelës i shthurjes së problemeve pronësore

Reforma në kadastër për eliminim të çështjeve pronësore dhe regjistrim të pronave, probleme të bartura nga gjenerata në gjeneratë përmes bashkëpunimit ndërinstitucional dhe mbështetje nga banka botërore, do të nisë në 115 zona kadastrale në 32 komuna të vendit.

“Është prezantuar projekti i rëndësishëm i cili ka të bëjë me rindërtimin e kadastrës përmes të cilit mëtohet eliminimi i problemeve pronësore të trashëguara, ndërsa do të fillojë në 115 zona kadastrale në 32 komuna në nivel vendi”, tha ministri në detyrë, Liburn Aliu.

Qytetarët e shumtë nuk kanë mund të marrin leje ndërtimore më herët, nuk kanë mund të zgjidhin çështjen e problemeve, tash pas fillimit të këtij projekti po fillojmë të krijojmë kushte që të mund të realizohen të gjitha këto të themi të drejta pronësore që të mund të rregullohen ashtu siç është me ligj.

“Projekti është i një rëndësie të veçantë meqë problemet e shumta janë të trashëguara për një kohë të gjatë”, tha Avni Ahmeti, kryeshef i Agjencisë së Kadastrës së Kosovës.

Përmes këtij projekti do të përgatitet dosja për qytetarë të vendit për rreth 70 mijë objekte e që këto dosje do të shkojnë në proces të legalizimit, që nëse vetëm koston e legalizimit të këtyre 70 mijë objekteve është mbi 10 milion euro për qytetar të vendit.

Ky proces do të fillojë nga e hëna e 14 prillit, ndërsa për ta realizuar këtë projekt ndihma konkrete e bankës botërore është e konsiderueshme, u tha në konferencë.


Go to TOP