IPK nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi me ShSKUK-në

Kryeshefi Ekzekutiv i IPK-së Kusdhtrim Hodaj dhe Drejtori i Përgjithshëm i ShSKUK-së Elvir Azizi kanë nënshkruar sot një marrëveshje bashkëpunimi për ofrimin e shërbimeve mjekësore dhe psikologjike për punonjësit dhe rekrutët e IPK-së. 

Kjo marrëveshje synon të rregullojë bashkëpunimin mes ShSKUK-së dhe IPK-së për ofrimin e shërbimeve mjekësore dhe psikologjike për punonjësit dhe rekrutët e IPK-së, duke siguruar mbështetje të specializuar shëndetësore për të njëjtit. 

Përmes kësaj marrëveshje punonjësve të IPK-së do të iu ofrohen me prioritet dhe pa pagesë shërbimet mjekësore, psikologjike dhe specialistike të nivelit dytësor dhe tretësor në ShSKUK (Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës ) dhe në të gjitha Spitalet Rajonale të saj. 

Inspektorati Policor i Kosovës falënderon Shërbimin Spitalor Klinik Universitar të Kosovës dhe stafin e saj për bashkëpunimin e treguar dhe për përkushtimin e tyre për mbrojtjen e shëndetit dhe mirëqenies së punonjësve të IPK-së. /Kosova.info/


Go to TOP